Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë ditën e sotme shpërndarjen e fondit monetar të fushatës elektorale, për partitë politike në vend.

Si forca që mori numrin më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia Socialiste përfiton pjesën më të madhe, ku sipas vendimit të KQZ, selia rozë përfiton rreth 151.5 milionë lekë.

Partia Demokratike e drejtuar nga Enkeljed Alibeaj do marrë mbi 104 milionë lekë, ndërsa bie në sy se KQZ nuk ka dhënë asnjë fond për grupimi ne Rithemelimit, të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Megjithatë, Berisha do mund të përitojë nga fondi që i është dhënë Partisë së Lirisë, me të cilën janë në koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Partia e Ilir Metës ka marrë nga KQZ 15,577 mijë lekë, për shkak se në zgjedhjet parlamentare të 2021 mori më pak vota se në 2017, në atë kohë me emrin “LSI”.

Nga ana tjetër, janë në total 11 parti që përfitojnë nga fondi vjetor prej 345.6 milionë lekësh, mes të cilave edhe “Nisma Thurje” e vetmja forcë politike që në zgjedhjet e 25 prillit 2021 nuk siguroi dot një mandat deputeti.