Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Poliçan,në fshatin Vërtop.
Mësohet se një aotobot uji, duke ikur drejt qytetit të Poliçanit ka humbur kontrollin në një kthesë. Kjo ka bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përplaset me bordurën anësore të saj.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur pasagjeri Guri Baholli, i cili është transportuar me thyerje të shumta drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore,që po kryejnë edhe këqyrjen e vendngjarjes për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.