Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Britaninë e madhe, pasi u kap duke kryer një grabitje në një banesë.
Fatmir Limani u arrestupasi hyri në një banesë nga dritarja, duke marrë sende me vlerë dhe shuma parash. Pronari i banesës së bashku me familjen e tij ishin larguar për pushime, por ishte sinjalizuar nëpërmjet telefonit. Ai kishte vënë re dy persona që po lëviznin në pronën e tij dhe menjëherë kishte kontaktuar fqinjin dhe më pas policinë, të cilë kapën Limanin. Shqiptari ishte së bashku me një bashkëpunëtor, por ky i fundit jka arritur që të arratiset.
23-vjeçari kishte mbërritur në Britani në rrugë ilegale dhe në dëshminë e tij tregoi se duhet t’u paguante borxhin që i kishte trafikantëve, shuma e të cilës arrinte deri në 25,000 paund. Pas vuajtjes së dënimit, pritet që ai të dëbohet nga Anglia, duke u riktheyr në vendin tonë.