Një 29-vjeçari i identifikuar si Andi Mina është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet për dhunë dhe vjedhje.

EMRI/ Goditi me sende të forta një person dhe më pas i vodhi telefonin, arrestohet i riu në Sarandë
Mina dyshohet se në datë 11 dhjetor të këtij viti, ka dhunuar me sende të forta një person dhe i ka vjedhur atij, një aparat celular.

Njoftimi i plotë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. M., 29 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 11.12.2022, ka goditur me sende të forta një shtetas dhe i ka vjedhur atij, një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.