Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku viktimë mbeti një 20-vjeçare.

Mësohet se e reja është identifikuar si Hava B. Me origjinë nga nga Arapaj, zonë banimi në afërsi të Plepave.

Familjarët kanë identifikuar shtetasen Hava B. të vitlindjes 2003, e cila ka qenë duke lëvizur në këmbë kur është goditur nga një automjet që drejtohej nga një 24-vjeçar.

Ngjarja e rëndë rrugore ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 19.30, në rrugën dytësore Plepa-Golem.