Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi, ku dy persona humbën jetën pas një shpërthimi në një punishte konservash peshku.

Sipas informacioneve të para, i vdekur ka mbetur shqiptari Dritan Kodra 49 vjeç, dhe një shtetas 39-vjeçar grek.

Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, ndërsa informacionet e para flasin për një shpërthim të bombulës me oksigjen gjatë procesit të saldimit në punimet që po kryheshin.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesat banorët e zonave përreth. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat , zjarrfikëset dhe forcat policore që kanë izoluar zonën .