Rithemelimi do të garojë me fituesin e primareve Emri Vata për zgjedhjet në Bashkinë Kukës që pritet të mbahen më 24 shtator.

Vata fitoi këtë të diel me 271 vota duke mundur kështu kandidatët Ardian Elezi, Gëzim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zenelin. Në votimet në qarkun Kukës morën pjesë 860 demokratë. 

Vata do të garojë nën siglën e koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë Kukës përballë Albert Halilaj të propozuar nga socialistët, por edhe ndaj garuesit të Partisë Demokratike. PD nuk ka dalë ende me një kandidat për bashkinë Kukës ndërsa mundësitë për bashkimin e demokratëve edhe në këtë garë përballë mazhorancës janë pothuajse zero.