Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për shtetasin rus, të akuzuar për spiunash, Mikhail Zorin.

Ai ishte drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për një masë më të butë sigurie, kërkesë që nuk është pranuar duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit Durrës. Më herët, Gjykata e Lartë ka rrëzuar dhe kërkesën e ruses tjetër Svetlana Timofeeva dhe ukrainasit Fedir Aplatov.

Tre të rinjtë u arrestuan pas incidentit në uzinën e armëve në Gramsh, ku sulmuan rojet me spray neoparalizues. Ata po hetohen nga Prokuroria e Elbasanit dhe dyshohet se janë dërguar nga shërbimet inteligjente për të mbledhur informacione sekrete në Shqipëri.