Tre makina që ishin të parkuara janë djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Polici ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”.

Gjithashtu policia ka njoftuar se grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

“Rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve D. S, Z. K dhe Y. I.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.