Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar për herë të parë, në lidhje me rastin e rëndë, ku një fëmijë 1 vjeç rezulton i infektuar me HIV.
Ajo deklaroi se janë mirëkuptues ndaj reagimit të prindërve ndërsa shtoi se në këtë rast bazohet në ekspertizën e personave përkatës. Manastirliu deklaroi se ISHP ka hetuar rastin dhe ka vlerësuar se në çdo hallkë të sistemit shëndetësor janë zbaruar protokollet.
“Dua që të them që ne kemi ndjeshmërinë maksimale të rastit. Jemi mirëkuptues ndaj reagimit të prindërve. Ne si MSH punën tonë e bazojmë në ekspertizën e ekspertëve tanë. ISHP ka vlerësuar se në çdo hallkë të sistemit shëndetësore janë zbatuar protokollet shëndetësore”, deklaroi ministrja.