Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e “Astirit”, ditën e djeshme, ku një i moshuar është dhunuar nga dy djem të rinj dhe video-ja e këtij sherri qarkulloi në rrjete sociale. Ata mendohet se janë kontrollorë të linjës së “Tiranës së re” dhe pasi kanë ofenduar të moshuarin, e kanë qëlllluar me shuplaka.
Mësohet se i moshuari ka qenë duke zbritur nga urbani në stacion, bashkë me nipin e tij 7-vjeçar, kur dera e urbanit e mbyllur me shpejtësi nga shoferi, ka përplasur vogëlushin. Nga dëshmitarët dhe videoja e qarkulluar në rrjet, fëmija nisi duke qarë, ndërkohë dy të rinjtë i dhunojnë dhe gjyshin.
Deri tani nuk ka asnjë njoftim nga Policia e Tiranës për këtë ngjarje.