Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është kapur mat ditën e sotme në Kuvend teksa ka vënë nga youtube zhurma bilbili dhe ka fshehur telefonin.

Bëjmë me dije se ditën e sotme jashtë sallës së Kuvendit ka protestë, teksa brenda debate të tensionuara mes deputetëve.

Teksa në Kuvend aktualisht janë duke u zhvilluar debate dhe deputetët e opozitës po i fryjnë bilbilit në shenjë revolte, por Vasili ka gjetur një zgjidhje pak më të “zgjuar”.