Është publikuar fotoja e 28-vjeçarit Feta Bezati, i cili gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, plagosi 36-vjeçarin Andi Dragoti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në një lokal në dalje të qytetit, të Gramshit, pas një konflikti mes dy të rinjve në gjendje të dehur, për parakalimin, pasi njëri preu rrugën me makinë.

Pas përplasjes verbale, autori ka goditur 4 herë me thikë 36-vjeçarin. Dragoti është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë pasi ka marrë plagë të shumta. Ndërkohë, që policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.