Personi që shihni në fotot është 63-vjeçari Nadir Gjata, i cili u gjet i vdekur në vendin e quajtur “Kapelja” në Vlorë.
Viktima është bashkëpronar i një agjencie biletarie pranë portit të Vlorës. Familjarët hedhin dyshime se ai është vrarë dhe mbështesin pretendimet e tyre tek fakti që Nadir Gjata “ka goditje në kokë dhe nuk iu gjet çanta që kishte me vete”
Ndërkohë sipas ekspertizës mjeko ligjore, hematoma në kokë ka ardhur nga përplasja me makinë.
Megjithatë, ende nuk ka një deklaratë nga policia për sendet personale dhe shumën monetare që i mungojnë viktimës sipas familjarëve.