Shqipëria duket se po kthehet në një destinacion për njerëz të rëndësishëm të botës gjatë kësaj vere.

Teksa më herët u raportua se në vendin tonë ndodhej një ndër njerëzit më të pasur në botë, Jack Ma, themeluesi i “Alibaba”, Tirana është vizituar dhe nga vajza e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Mësohet se Tiffany Trump, vajza e vogël e ish-presidentit ka udhëtuar drejt kryeqytetit shqiptar së bashku me bashkëshortin e saj Michael Boulos. Nuk dihen arsyet që e kanë sjellë çiftin e famshëm në Tiranë, por mbrëmjen e së hënës ata janë parë duke darkuar në një prej restoranteve në Tiranë.