Në çdo protestë, vëmendje tërheqin pankartat dhe shprehjet që qytetarët mbajnë në duar.
Megjithatë, ditën e sotme ata kanë ndryshuar metodë, teksa kanë zgjedhur të paraqesin dy manekinë. Siç shihet dhe në foto, qytetarët kanë lart dy manekinë me veshje të burgosurish, ndërsa u kanë vendosur atyre foton e kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentit të FBI-së, McGonigal.
Pas pak qytetarëve pritet që tu bashkohet dhe kreu i PD-së, Sali Berisha dhe preu i Partisë së lirisë, Ilir Meta.
Protesta e Opozitës është cilësuar si nj revolucion nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka deklaruar se ajo bëhet për problemet e shqiptarëve, por dhe për skandalin e lidhjeve të Ramës dhe ish-agjentin e FBI-së, McGonigal.