Jemi pak minuta nga nisja zyrtare e protestës së opozitës, ndërsa shihet se edhe në këtë protestë nuk do të mungojnë simbolikat.
Protestuesit demokratë kanë sjellë një gomene në të cilën ndodhet dy flamuj, ai shqiptar dhe ai britanik.
Shpesh Berisha ka shprehur se Shqipëria është në rrezik pasi të rinjtë shqiptarë po ikin për të mos u kthyer më.
Me gomonen në Bulevard ata ironizojnë kështu largimin e mijërave shqiptarëve drejt gadishulli britanik si edhe jehonës që i kanë bërë së fundmi mediat angleze.
Mbi një mijë forca policore do jenë në terren këtë të shtune për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga Partia Demokratike.
Patrulla të rendit, Forcat “Shqiponja” dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Garda e Republikës do jenë në rreshtin e parë. Qëllimi i tyre do jetë mbrojtja e institucioneve.
Në disa prej shtyllave te Dëshmoret e Kombit janë vendosur edhe altoparlantë ku herë pas herë protestuesve do u bëhet thirrje nëse do ketë incidente.
Gjithashtu ne ketë plan masash janë përfshire edhe RENEA, të cilët do jenë në gatishmëri nëse situata agravon dhe del jashtë kontrollit. Mes turmës pritet të ketë edhe agjentë civilë që do monitorojnë nga afër territorin , duke dhëne informacione nëse shohin persona me precedent penal, apo nëse persona të caktuar kryejnë akte dhune.