Teksa opozita e vendit nuk u tërhoq nga vendimi i saj për të zhvilluar protestën ditën e sotme, Policia e Shtetit duket se është mobilizuar deri në dhëmbë.
Krahas “blindimit” të Bulevardit me barriera mbrojtëse, efektivët janë pajisur edhe me maska kundragaz, siç shihet edhe në pamje.
Ndërkohë liderët e BE-së kanë mbërritur në Tiranë për të mbajtur samitin, ndërsa opozita përgatitet për të nisur protestën në orën 12:00.
Është duke u zhvilluar ditën e sotme në Tiranë Samiti i Bashkimit Europian më Ballkanin Perëndimor, teksa nga ana tjetër pritet që të organizohet gjithashtu edhe protesta e thirruar nga Partia Demokratike.
Kujtojmë se kryeqyteti është mobilizuar dhe blinduar nga forcat e policisë teksa në patrullim janë dhe helikopterët në perimetrin e sigurisë.
Nga ana tjetër duket se opozita nuk tërhiqet nga vendimi për të zhvilluar protestën vetëm pak metra larg vendit ku liderët e Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë duke mbajtur mbledhjen e tyre të rëndësishme.
Kujtojmë se ky samit është një organizim historik për Tiranën dhe Shqipërinë.
Në këtë samit, pritet të jenë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.