Një mjet lundrues skaf është përfshirë nga flakët në afërsi të portit të Shëngjinit.
Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë, ku drejtuesi i skafit fatmirësisht ka arritur të shpëtojë.
Mësohet se skafi “Peshkaqeni i zi ” i përkiste Flor Gegës, një të riu nga Mamurrasi.
Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike në baterinë e mjetit lundrues, që mund të jetë shkaktuar dhe nga temperaturat e larta.