Një 25 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen me thikë të një 40-vjeçar.
Sipas polcisë, në pranga ka rënë Jani Rraku, i cili pas një konflikti të ndodhur në shëtitoren e Sarandës ka goditur me thikë 40-vjeçarin Erion Xhuvani.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës (thikë), një 40-vjeçar, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur ndërmjet tyre, në shëtitoren e Sarandës, vihet në pranga 25-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për plagosje, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”, si rezultat i të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. Rr., 25 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë.
25-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur në shëtitoren e Sarandës, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. Xh., 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.