Rei Mata është paraqitur mëngjesin e sotëm në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë, për të marrë pjesë në seancën ku do jepet masa e sigurisë për të, pas vrasjes së Armando Meshaut.

Seanca gjyqësore tashmë ka nisur dhe po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se gjyqtare e çështjes është Emiljana Dhima, ndërsa prokuror, Arjan Xhaferi. Rei Meta akuzohet për “vrasje nga pakujdesia neni 85 i kodit penal.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, më 7 gusht rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”.