Shënjestra e katërt e Dan Hutrës ka kërkuar ndihmën e autoriteteve pasi ai dhe familja e tij ndihen të kërcënuar.

Në një intervistë për News24, vrasësi i babait të Hutrës, ka deklaruar se ai tashmë e ka kryer dënimin për vrasje, ndërsa shtoi se hallin e ka se “si të shpëtojë kokën”.

“Unë Rrahman Selen nuk e njoh kurrë. As kam pasur të bëjë me te fare. Këto janë ngjarje të rënda. I bëj thirrje qeverisë që të mbrojë familjen se do bëhet ndonjë masakër. Dua që familja ime të mbrohet. Unë e kam vrarë babain e Dan Hutres. E kam kryer dënimin për këtë vrasje. E kam vrarë për arsye prone. Unë i bëjë thirrje për mbrojtje të familje. Mos na lëndoni më shumë ju lutem.

Kur ndodhi masakra mu duk sikur pashë familjen time. Është tmerr, ose më keq ka ndodhur. Jam shumë i ngarkuar psikologjikisht. Nuk e mbaj mend se sa ka qenë Dani kur i vrava babain. Kur ndodhi kjo ngjarje, ika nga ai vend. Marrëdhënia ime me familjen e tij merre me mend sesi ka qenë. Ai kërkon që të vrasë një njeri që ska pasur të bëjë punë, e jo më. Verdiktin e ka dhënë shteti. Tani kam hallin e madh se si të shpëtoj kokën, familjen time”, tha ai.