Një banesë është përfshirë nga flakët në Berat, në lagjen ’30 dhjetori’.

Mësohet se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit Eben Elezi, pasi familja kishte harruar tenxheren me qumësht në zjarr dhe ishte larguar për një drekë.

Pas njoftimit të marrë nga banorët e pallatit, në vendngjarje kanë shkruar efektivë të zjarrfikëses të cilët lokalizuar shpejt flakët dhe kanë fikur zjarrin.

Si pasojë e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale në kuzhinën e banesës.