Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31-vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu në Prizren mëngjesin e sotëm. Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Cobra’ është pronar i klubit të natës ku dhe ndodhi sherri mes shqiptarëve, që përfundoi me një viktimë.
Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike.
Tre të rinjtë nga Kukësi nuk kanë qenë të armatosur, ndërsa pas sherrit janë qëlluar me armë nga Hoxhaj teksa kanë qenë duke u larguar me makinë.