Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme opinionin publik.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se fisi Rraja nga Kruja ka dhunuar brutalisht me shkopa gome, bejsbolli e madje kanë kanosur me armë në kokët Bilal Maja dhe Jashar Maja.
Dhuna flagrante ka ndodhur pasi këta të fundit u ankuan për punimet në një gurore në Borizanë, e cila është në pronësi të fisit Rraja.
Nga pamjet e rënda të shpërndara për mediat mësohet se personi i cili mban pistoletë në dorë dhe shihet qartë në video është vëllai i deputetit të PS-së Rrahman Rrajës, Xhelal Rraja.
Ai i drejton pistoletën në kokë personit të dhunuar i cili ka përfunduar pa ndjenja në tokë pasi është dhunuar brutalisht nga fisi Rraja.