Është shoqëruar sërish në polici mbrëmjen e sotme Valter Bami, si person i dyshuar për atentatin ndaj Gentian Bejtjas.

Teksa Bami shoqërohet për herë të dytë, mësohet se këtë herë bashkë me të janë arrestuar dhe dy persona të tjerë.

Valter Bami dhe Marklen Haka janë marrë edhe një herë në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me vrasjen e 29-vjeçarit Ramazan Sina dhe plagosjen e dy fëmijëve të Gentian Bejtjas në atentatin e ndodhur në Larushk.

Haka dhe Bami kanë mohuar që të kënë lidhje me ngjarjen, madje ata ju kanë vënë në dispozicion hetuesive edhe pamjet filmike të banesave të tyre. Në dëshminë e tyre, ata kanë mohuar që të kenë konflikte me Gentian Bejtjan.