Një atentat me një të vdekur dhe një të plagosur është regjistruar gjatë mesnatës së kaluar në Krujë.

Bëhet me dije se Policia ka gjetur një automjet duke u djegur në Tapizë, pak pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Larushk të Krujës, ku në oborrin e banesës së një shtetasi, u qëlluan me armë zjarri, dajë e nip, 29 dhe 13 vjeç. 

Për pasojë, Ramazan Sino, ka mbetur i vdekur ndërsa i plagosur mbeti nipi i tij Alvi Bejtja, 13 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 dhe si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë 29 vjeçari. 13- vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.