Ramazan Sino është 29-vjeçari që ka mbetur i vrarë nga atentati që ka ndodhur pak pas mesnatës së të hënës (4 korrik) në fshatin Larushk të Krujës, ndërsa ka mbetur i plagosur nipi i tij, 13-vjeçari Alvi Bejtja.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00:15 në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas.

46-vjeçari s‘ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa nipi i tij ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë uniformat blu njoftojnë se rreth orës 00:40, kanë gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen”, në lapidar në Tapizë.

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.