Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me përdhunimin e një nxënësi 15-vjeçari në Greqi.

Teksa më herët u raportua se një 17-vjeçar shqiptar ishte mes personave që kishin abuzuar me shokun e klasës së tyre, tashmë ai është vetëdorëzuar në polici. Fillimisht u tha se ai ishte arratisut drejt vendit tonë për t’i shpëtuar vurgut, por sot, sipas autoriteteve greke, ai ka shkuar vetë në komisariat dhe ka deklaruar se ai ishte në dijeni të ngjarjes, por nuk ka treguar gjë më parë. Theskohet se i mituri shqiptar nuk ka marrë pjesë në përdhunimin, por ka parë videot dhe ka qenë në dijeni të ngjarjes.

Paraditen e së martës Hetuesi për të Mitur vendosi se dy të arrestuarit, të cilët të shtunën kishin kërkuar dhe kishin marrë afat për të kërkuar falje, u caktuan masat e paraburgimit. Deri më tani, pesë nga tetë anëtarët e grupit janë arrestuar, ndërsa i gjashti është liruar pasi është nën moshën 15-vjeçare.