Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rastin tronditës, të përdhunimit të një 15-vjeçari nga shokët e klasës, në Athinë.
Mediat greke raportojnë se pjesë e grupit që ka abuzuar seksualisht me bashkëmoshatari ne tyre është dhe një shqiptar, i cili për t’i shpëtuar arrestimit, është arratisur drejt vendit tonë.
Për ngjarjen e rëndë deri më tani janë arrestuar 6 persona. Të arrestuarit pranuan se kishin kryer akte seksuale me bashkëmoshatarin e tyre por pa ushtruar dhunë. Ndërsa tjetër i mitur është liruar nga policia për shkak se nuk kishte mbushur ende 15 vjeç dhe si pasojë është vënë nën monitorim nga efektivët.
Për shqiptarin është lëshuar një urdhër arresti por më tej thuhet se sapo e ka marrë vesh për ngjarjen, ai është arratisur drejt Shqipërisë ndërkohë që identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur.