Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Skrapar, ku një 55-vjeare u gjet e mbytur në ujërat e lumit në Rehovë.
Sipas njoftimit të policisë, Sheqere Llahi është vetëvrarë, ndërsa mësohet se këtë gjë e kishte paralajmëruar, duke ia rrëfyer edhe bashkëshortit. Denoncimi për zhdukjen e saj është bërë nga bashkëshorti ë datë 21 dhe trupi i pajetë i 55-vjeçares është nxjerrë nga uji sot.
Sipas policisë, ajo prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë.