Ditën e sotme, në hyrje të Parlamentit është shënuar një incident. Një 32-vjeçar që bëhet fjalë për shtetasin Mariglen Mujo Berisha ka tentuar të parkojë makinën brenda oborrit të godinës qeveritare, edhe pse është e ndaluar.

Burime bëjnë me dije se personi në fjalë ka kujtuar se oborri i Parlamentit shërben si parkim.

Njoftimi:

Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi Mariglen Mujo Berisha, 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.

32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.