Në Samitin e organizuar ditën e djeshme të BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pritur përpara stadiumit “Air Albania” 27 liderë europianë.
Teksa ka përshendetur kryeministrat e vendeve të ndryshme të Europës, pas situatës gazmore që u krijua me kryeministrin e Luksemburgut, një tjetër kryeministër shkaktoi një situatë komike.
Duket se kryeministri i Suedisë pasi zbriti nga makina, e cila e shoqëroi përpara “Air Albania”, pati një moment që e hutoi dhe pyeti shoqëruesit e tij se ku duhet të kalonte. U duk sikur moti me shumë diell bëri që kryeministri suedez të mos e shihte se ku po e priste kryeministri Rama.
Rama tërhoqi vëmendjen e tij për t’u përshëndetur.