Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me zgjedhjet lokale që mbahen ditën e sotme në Shqipëri.
Ajo shkruan në rrjetin e saj social në Instagram që qytetarët e Shqipërisë duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të shprehur vullnetin përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Kim i bën thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.
“Shpresojmë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet për zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave.
Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin”, shkruan Yuri Kim.
View this post on Instagram