Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Albert dhe Seit Marehasa.
Babë e bir u arrestuan 3 ditë më parë pasi në servisin e tyre u gjet arma me të cilën u ekzekutua Emiljano Ramazani 1 javë më parë në Elbasan, teksa parkonte makinën pranë banesës së tij.
Sipas policisë arma u gjet e fshehur në një makinë të çmontuar.
Një tjetër person është shoqëruar në polici si mik i Marehasave dhe po merret në pyetje për ngjarjen.
Ai është 30-vjeçari Gani Çollaku, i cili sipas policisë ka lidhje shoqërore me dy personat e arrestuar ditën e djeshme.
Çollaku, i cili thirret ndryshe me nofkën “Loku i Peqinit”, njihet si konsumator i lëndëve narkotike dhe është shoqëruar për t’u marrë në pyetje.
Emiljano Ramazani u ekzekutua më 20 korrik.