Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar ditën e sotme në emisionin “Top Story” se është përgjuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha tha se Berisha tha se gjatë kohës që ishte kryeministër, kishte kërkuar të mos përgjoheshin ambasadorët e vendeve partnere.

Berisha zbuloi dhe një bisedë me një zyrtar të NATO-s, të cilit tha se i kishte thënë që nëse ai zbulonte se po përgjohej, të ishte i sigurt se përgjohej nga shërbimet armike, pasi sipas Berishës Shqipëria nuk përgjonte partnerët.

“Edhe unë jam përgjuar. Telefoni im është përgjuar nga Barak Obama. Kur doli lista se cilët kryeministra janë përgjuar, në 125 kryeministra ishte edhe numri i Berishës. Unë kisha dhënë urdhër të mos përgjohej asnjë ambasador i NATO-s. Ky ishte koncepti im.

Më vjen njëri ambasador. I them po të regjistruan ty, merr shërbimet e tua dhe i thuaj që po përgjojnë shërbimet armike, sepse Shqipëria nuk përgjon. Telefoni im është i përgjuar. Nga zyra e kryeministrit shqiptar, në datën 4 janar dhe në datën 16 janar të vitit 2016, shkuan informacione që ia dërgoi Agron Neza”, tha Berisha.