Menjëherë pasi kryetarja e Kuvendit i ndërpreu të drejtën e fjalës, ish-kreyministri Sali Berisha ka bllokuar foltoren dhe ka folur përmes rrjetit të tij social Facebook, në një video-live.
Ai tha se nuk do ti publikojë videot erotike të cilat disponon, por do t’ua japë organeve kompetente.
“Video erotike nuk i kam publikuar kurrë. Do ua dëgoj organeve kopetente hetimore. Kam censurë të plotë për çdo mesazh dhe video erotike që më vjen. Pse ça mendoni ju, unë nuk e bëj atë. Unë nuk mund të fyej publikisht një grua.
Nuk jam Edi Rama. Nuk jam unë ai që e dinë çfarë heqin ministrat në mbledhjen e qeverisë me fjalorin rrugaç që përdor. Unë nuk fyej publikisht. Përmenda emra unë aty. Asnjë emër, përse ju djeg ju kjo”, tha Berisha.