Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në hapjen fushatës elektorle, me tone të ashpra iu drejtua Edi Ramës duke thënë se shqiptarët nuk e falin besën e prerë dhe votën e vjedhur.
Berisha tha para qytetarëve se ata treguan se iu bashkuan pas të djathtëve për të nderuar pushtetin moral, ndërsa u ndal dhe tek marrëdhëniet me SHBA, teksa tha se në kohën e qeverisjes së PD në Shqipëri pritej Presidenti Bush, ndërkohë që Edi Rama pret McGonigalin.
“Ramës dhe Rilindjes i them vetëm dy fjalë: Jemi shqiptarë ne o budallenj, besën e prerë dhe votën e vjedhur nuk ta falim kurrë.
Ndryshimi është në duart tuaj, bashkë do fitojmë. Ne nuk kemi asnjë pushtet, përveç pushtetit moral të këtij vendi që ju dëshmuat që e meritojmë plotësisht.
Ne prisnim Presidentin Bush, kurse Edi Rama krenohet me McGonigal, me të cilin do shkojnë me të njëjtën qeli”, tha Berisha.