Avokati Saimir Vishaj doli kundër ministres Manastirliu, duke thënë se çështja e ish sekretares së ministrisë së Shëndetësisë nuk është përgjegjësi individuale.

“Një ministre del përpara dhe thotë përgjegjësi individuale, jo moj shoqe sepse këtu përgjegjësia nuk është individuale, kjo është përgjegjësi e rekrutuesit. Kjo sekretare nuk vajti si meritë e saj, ti e rekrutove  përgjegjësia këtu fillon që nga rekrutimi. Madje me aq sa kam unë informacion është dënuar nga KQZ- sepse ka marrë pjesë në zgjedhje duke sponsorizuar. Paratë ne themi 300 mijë lek, po janë 3 milion lekë të të vjetra”, tha Vishaj, në Top Story.

Vishaj kritikoi gjithashtu Dumanin pasi SPAK rrodhi informacione.

“Drejtuesi i SPAK-ut që është zoti Dumani, aty ku kishim rrjedhje të informacioneve, në këto lloj korrupsioni SPAK-u doli zbuluar. Ti ke njoftuar kryeministrin. Rrjedhja e informacionit që ky subjekt duhet ta kishte mbajtur sekret nuk ka pse ti thojë kryeministrit”, tha Vrishaj.

Ndërkohë Vishaj komplimentoi SPAKU-n për rastin e tij të parë që kanë arrestuar një zyrtar.

“Jo gjithmonë duhet sharë SPAK-u. Është hera e parë e një zyrtari që i vendosin pranga për punën që bën apo për korrupsion. Kjo është hera e parë dhe duhet përgëzuar”, tha Vishaj.