Ka nisur sot seanca pleanare me debate në Kuvendin e Shqipërisë.
Teksa fjalën e ka marrë kryeministri i vendit Edi Rama, diskutimet për buxhetin përplasën në Kuvend atë dhe opozitën.
Gjatë fjalës së tij në foltore, Rama u shpreh se qeveria po bën çmos që mos të rrisë faturat e energjisë elektrike për familjet shqiptare, duke thënë se deri në 80% e faturave paguhen nga qeveria.
Nga ana tjetër sa i përket opozitës, kjo e fundit u kundërshtua dhe kaq ka mjaftuar që kryeministri të shpërthejë në ofendime ndaj tyre.
Ndër të tjera ai i ka cilësuar deputetët e opozitës bishta të non gratës, duke nënkuptuar kreun aktual të PD, Sali Berishën.
Fragment nga fjalimi Ramës:
Fatura e energjisë që shkon në çdo derë që ndizen dritat dhe dora e inflacionit, janë pjellat e kësaj lufte. Ne jemi këtu sot për të konfirmuar një vazhdimësi të rëndësishme të një përpjekjeje që ka bërë deri më sot që asnjë familje mos paguajë asnjë qindarkë më shumë.
Jemi në fillimet e një krize energjetikë. Ju kanë rrahur si këlysh që kur keni qenë të vegjël. Jeni një bisht i asaj krijesës non grata. Nuk e keni më në krye e keni por e keni në kokë brenda. Në këtë buxhet janë 50 miliardë, gjysmë miliardë dollarë që shkojnë për të mbrojtur njerëzit nga goditjet e kësaj lufte. Jeni turp i prindërve tuaj, në atë faturë deri në 80% të çmimit e paguan buxheti i shtetit. Jeni bedelë të një partie të shitur për rubla. Është fakt.