Gajtë seancës së sotme plenare kryeministri Edi Rama nga foltorja se Kuvendit ka njoftuar se nje ditë më parë ka fituar një gjyq për shpifje me një opozitare pjesë e Foltores.

Kryeministri Rama nuk përmendi emrin e saj ndërsa iu drejtua opozitës duke i thënë se ju jeni të gjithë njësoj.

“Kam fituar një tjetër gjyq me shpifjet tuaja dhe shpifësit tuaj. Në këtë rast me një shpifëse të foltores për kontrollin mjekësor bazë dhe është dënuar si shpifëse. Nuk po ia përmend emrin se ju jeni të gjithë njësoj jeni të gjithë bedela bishti i nonngratës”-tha Rama.

Kujtojmë se seanca e sotme plenare shtë shoqëruar me debate të ashpëra mes opozitës dhe mazhoranës.