Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish sot në protestë kundër ndërtimit të projektit Thumanë-Kashar, pasi rruga kalon në tokat e tyre.

Ata shprehen se edhe pse prej muajsh kërkojnë që shteti ti shpronësojë, kjo nuk ka ndodhur. Ata paralajmëruan sot përshkallëzimin e protestës dhe thanë se nesër do të shkojnë pranë ambienteve të Hipotekës.

“Nesër do të bllokojmë hipotekën. Unë jam i pari. Masakra që po i bëhet popullit, na iku elita. Na i mori bota, të gjitha, doktoraturë dhe shkencëtarë. I bëj thirrje direkt që të shpallet një Kushtetutë të re, reale, jo këtë, komuniste, çifute që nuk njeh të drejtat e pronarëve. Kushtetuta jonë është çifute. Duan të na punojnë në kurrizin tonë. Të bëjnë rrugën, atë të bëjnë. Prej 7 muajsh shteti fle gjumë. Para dy ditësh isha te firma ‘Gener 2’ ku në kontratë, dy pika nuk janë të realizueshme. Ka ardhur me dëshirë thoshte firma.

Kush ka vënë kapital i ka vjedhur. Ky popull nuk përfitoi kurrë. Erdhi dita duhet të vijë, të shkojnë para litarit të gjithë. Mbreti dikur kur rrinte në karrige duhet ti përgjigjej popullit. Na jep hakun, kaq.”-tha njëri nga banorët.