Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në Librazhd, ku humbën jetën çifti i bashkëshortëve Arjan Yze dhe Majlinda Yze.

Mësohet se makian e çiftit ka rënë në përroin e Lengajcës gjatë mbrëmjes, teksa çifti po kthehej nga Tirana për në Devoll, por është zbuluar vetëm mëngjesin e sotem.

Humbja e kontaktit me të afërmit, vuri në alarm familjen,  ndërsa mëngjesin e sotëm u identifikua mjeti i aksidentuar dhe u bë menjëherë ndërhyrja për të nxjerrë trupat e pajetë nga përroi.