Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Etleva Kurtit ditën e sotme në Kamëz.

Teksa ende nuk ka autor për këtë ngjarje, dyshohet se ekzekutori pikërisht Dan Hutra, vrasësi seria, i cili i mori jetën dhe 2 grave të tjera në Paskuqan.

Dyshimet janë ngritur pas deklaratës së vëllait të 31-vjeçares, Vladimir Kurtit, i cili rezulton i dënuar me burg përjetë për vrasjen e një çifti në Kamzë. Kurti ka deklaruar se Hutra dhe ai kanë qenë të dy në burg dhe kanë pasur përlasje shpesh. Madje, sipas tij, Hutra kishte paguar disa herë persona për ta vrarë motrën e tij, por është refuzuar.

“Kemi pasur përplasje në burg me të. Ishte tipi agresiv. Ai kishte paguar dy tre herë për të vrarë motrën por e kanë refuzuar… ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg, edhe motrën time. Kam bërë një bisedë të gjatë me të. Më dha fakte bindëse në lidhje me konfliktin që kanë pasur brenda në burg. Ai pretendon se ka pasur një konflikt të ashpër për të cilin kanë qenë në dijeni të gjithë të burgosurit. Hetimi do të zbardhë nëse është Dan Hudra autori sepse ato kanë edhe një konflikt tjetër të hapur, por Kurti pretendon se para se të lirohet Hudra e ka kërcënuar se do t’i vrasë të motrën.”- ka deklaruar ai.