Është zbardhur ditën e sotme deklarata e të riut, që mbrëmjen e 17 majit grabiti një postë në Tiranë.

Mësohet se 27-vjeçari ka deklaruar para policisë se është detyruar ta kryejë grabitjen pasi i duheshin paratë për të kuruar babain e sëmirë, dhe nuk mudn t’i gjente në asnjë tjetër mënyrë.

“Kam babain në gjendje të rëndë. Nuk gjeja mënyrë tjetër për ti ardhur në ndihmë për kurimin dhe vendosa të kryej grabitjen e postës private”- është shprehur i riu.