Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Roland Sinani, qelloi me armë zjarri kunatën e tij Migena Sinani, teksa ajo po flinte bashkë me vajzën e saj 2 vjeç. Pasi kreu krimin, 44 vjeçari vrau veten në oborrin e shtëpisë.

Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”, ka folur edhe kushëriri i të ndjerës. Ai tregoi se lajmi tragjik e kanë mësuar përmes lajmeve në televizor.

“Lajmin e mësuam nga mediat, Migena ishte duke fjetur bashkë me vajzën dy vjeçare, kur ndodhi ngjarja e rëndë.  Kishte vajzën në gji, kunati i hyri në dhomë dhe e vrau.

Pas vrasjes, Rolandi i ka thënë nënës “e vrava”.

Migena dhe bashkëshorti Erjoni shkonin shumë mirë bashkë. Ata vinin shpesh në shtëpinë tonë.

Shumicën e kohës Migena qëndronte tek prindërit. Vëllezërit Sinani kishin konflikte të vazhdueshme. Rolandi kishte probleme me shëndetin mendor dhe mësohet se kohëve të fundit e kishte ndërprerë mjekimin”, tha kushëriri i Migenës.