Ish-ministri Lefter Koka ka dëshmuar në sallën e gjyqit lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka thënë se gjyqi ndaj ti është i manipuluar, duke shtuar se e vërteta do të zbardhet. Ish-ministri i Mjedisit nuk i ka kursyer akuzat ndaj ish-presidentit Meta, pasi sipas tij ka pasur qëllim ta fusë në burg, duek inskenuar të gjithë aferën.

“Kjo është një situatë e krijuar nga Presidenti me fallxhoren e tij, i cili duke ndenjur mehaneve, shprehet do ta fus në burg”, mësohet të ketë thënë Koka në dëshminë e tij.