Një 31-vjeçar ka rënë ditën e sotme në prangat e policisë, pasi u kap me një armë pistoletë, gati për qitje.

Policia ka njoftuar se i riu, i identifikuar si Klajdi Buzi është ndalur për kontroll, ndërsa në makinë iu gjet arma, e cila ishte e mbushur me fishekë. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme nga shërbimet “Shqiponja”, për goditjen e paligjshmërive.

Lëvizte në rrugët e qytetit të Krujës, me armë zjarri pistoletë në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari.