Të ftuar në “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, eksperti i Kriminalistikës dhe ish-ushtaraku Foto Duro, kanë folur në lidhje me raportin e fundit të realizuar për incidetet me eksploziv të ndodhur në Shqipëri gjatë periudhës kohore 1 qershor 2017, deri në 10 dhjetor 2022.
Duro: Tipare që dalin në evidencë në këtë raport janë se kush sulmohet me eksoploziva:
Së pari, janë bizneset, objektet më të sulmuara, si hotele, dyqane, shtëpia e një biznesmeni, dhe këto vijnë për shkak të rivalitetit. Pra, për interesa biznesi dhe rivaliteti.
Së dyti, oficerët e policisë, 2 kryetarë të bashkisë, 2 eksponentë të opozitës.
Po ashtu, ka një prirje drejt sofistikimit, përmes droneve, eksploziva të tipit “kurth” qe do të thotë vetë shpërthyese.
Njohuritë se si të aktivizosh një eksploziv mund ta gjesh në internet, edhe nga media me dashje ose pa dashje, dhe bën që t’i ndihmojmë bandat.