Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i është bashkuar ditën e sotme protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Teksa i drejtohej sheshin “Dëshmorët e Kombit”, Meta deklaroi se kjo protestë është vetëm fillimi , ndërsa ka pasur dhe një apel për policinë, të cilës i bëri thirrje të dëgjojë zërin e qytetarëve.

“Dita me diell duket që në mëngjes thotë populli. Asgjë nuk e shpëton kourruptuesin e McGonigal. E rëndësishme është fillimi dhe është një fillim pa kthim.

Rama është i rrëzuar e bën mirë të japë dorëheqjen sa më parë se ka tre javë që i fshihet parlamentit, ka rrëzuar veten se e di që është fajtor dhe s’do i shpëtojë llogaridhënies.

Ky është një fillim pa kthim, një ndryshim që do ndodhë me çdo çmim që Rama të ikë një herë e përgjithmonë e një orë e më parë nga zyra e kryeministrit që e përdhosur.

Apeli im është të gjithë të dëgjojnë zërin e popullit”, tha Meta.